Modelet Volvo në tërë Evropën paralajmërojnë njëri tjetrin për rrugët rëshqitëse dhe rreziqet

Volvo Cars janë duke hartuar teknologjinë e saj të re, industria e parë e lidhur me teknologjinë e sigurisë e cila është në disozicion në tërë Evropën dhe si një hap tjetër në ambicijet e saja dhe  ka për qëllim të përmirësojë sigurinë në trafik.

 

Teknologjia lejon makinat Volvo të komunikojnë me njëri tjetrin dhe të alarmojnë  shoferët për rreziqet dhe kushtet e rrugëve rëshqitëse nëpërmjet një rrjeti të bazuar në Cloud.

 

Hazard Light Alert dhe Slippery Road Alert për herë të parë u prezentuan në vitin 2016 në Volvo modelet e serisë 90 në Suedi dhe Norvegji. Javën e ardhshme këto karaktersitika do të jenë në dispozicion për Volvo shoferët në të gjithë Evropën. Ata vijnë si standard në të gjitha Volvo modelet e reja të vitit 2020 dhe mund të plotësohen si shtesë në modelet e përzgjedhura më parë*.

 

“Shpërndarja e të dhënave të sigurisë në kohë – reale midis makinave mund të ndihmojë në shmangien e aksidenteve,” tha  Malin Ekholm, zëvendëspresident, Qendra e Sigurisë së Volvo Cars. “Pronarët e Volvos kontribojnë drejtëpërsëdrejti, për sigurinë rrugore të shoferëve tjerë të cilët kanë mundësi të përdorin këtë funksion, ndërsa ato gjithashtu edhe përfitojnë nga paralajmërimet e hershme për kushtet e rezikshme potenciale paraprake.”

 

Hulumtimet në fushën e sigurisë të bëra nga Volvo tregojnë se përshtatja e shpejtësisë në situatën aktuale të trafikut mund të zvogëlojë rrënjësisht rrezikun për aksidentet. Duke alarmuar njerëzit për rreziqet paraprake në kohën e duhur dhe duke u lejuar atyre të përshtaten me kalimin e kohës, teknologjitë e konektuara të sigurisë mund të mbështesin sjellje më të mirë të shoferit  dhe të risin sigurinë në trafik.

 

Me lansimin e këtyre karakteristikave në të gjithë Evropën , Volvo Cars përsërit gjithashtu ftesën e saj për industrinë automobilistike të bashkangjiten në shpërndarjen e të dhënave të anonimituara në lidhje me sigurinë e trafikut në të gjitha markat e makinave.

 

 

Ndarja e këtyre të dhënave në kohë reale mund të ofrojë një nxitje të fortë për sigurinë e përgjithshme të komunikacionit dhe ndikon më shumë në makinat e konektuara.Që nga viti i kaluar, Volo Cars dhe Volvo Trucks kanë ndarë të dhëna për të njoftuar shoferët për rreziqet e përafërta në Suedi dhe Norvegji.

 

“Në sa më shumë automjete, në kohë reale, kemi ndarë të dhëna sigurie, rrugët tona u bën më të sigurta. Shpresojmë të krijojmë më shumë bashkëpunime me partnerë të cilët ndajnë angazhimin tonë në fushën e sigurisë,” tha Malin Ekholm.

 

Hyrja në përdorim e sistemit të Volvo Cars ka qenë i pari i këti lloji në industrinë automobilistike.Sapo të jetë ndezur drita e rrezikut në ndonjë Volvo të pajisur, Hazart Light Alert dërgonë sinjal tek të gjithë makinat Volvo që gjenden në afërsi të konektuara me cloud servis dhe njoftonë shoferët për t’ju ndihmuar shmangjen e aksidenteve të mundshme. Kjo veçanarisht është e dobishme për kënde të verbëra dhe mbi kreshtën e kodrave në rrugë.

 

Ndërkohë, Slippery Road Alert rritë ndjeshmërinë e shoferit për të dy kushtet aktuale të rrugëve dhe atë në rrugën përpara, duke mbledhur në mënyrë anonime informacionin e sipërfaqes së rrugës nga makina përpara dhe paralajmëron shoferët paraprakisht që afrohen drejt rrugës rëshqitëse.

 

Muajin e kaluar, Volvo Cars bëri një sërë njoftimesh që synonin mbështjetjen e sjelljes më të mirë të shoferit dhe ngasjes më të sigurtë. Nga viti 2020, në të gjitha Volvo makinat do të kufizohet shpejtësia në 180km/h. Duke filluar në fillim të viteve të 2020-ta, kompania gjithashtu do të instalojë kamera në makina dhe sensorë të tjerë që monitorojnë shoferin dhe lejojnë makinën të ndërhyjë nëse shoferi qartësisht është i dehur ose i shpërqëndruar dhe rrezikon aksident që përfshijnë lëndime serioze ose vdekje.

 

Së fundi, kompania njoftoi se për herë të parë është duke bërë njohuritë e saja të sigurisë lehtësisht të arritshme në librarinë qëndrore digjitale, e cila kërkon që industria automobilsitike të përdorë të njejtën në interes të rrugëve më të sigurta për të gjithë.

 

Shënim për redaktorët:

* Dritat e sigurisë (Hazard Light Alert) dhe Slippery Road Alert është në dispozicion në të gjitha Volvot bazuar në platformën e kompanisë Scalable Product Architecture (SPA) ose Compact Modular Architecture (CMA) nga viti i modelit 2016 dhe më tej.

——————————-

 Korporata Volvo Car në 2017/2018

Për vitin financiar 2017. Volvo Car Group regjistroi fitim operativ prej 14,061 SEK (11,014 SEK në vitin 2016). Të hyrat gjatë vitit arritën në 210,912 SEK(180,902 sek). Për vitin 2018 shitjet globale arritën një rekord prej 642,253 (571,577) makina, një rritje prej 12.4 përqind kundrejt vitit 2017. Rezultatet theksojnë transformim dhe funksionim gjithpërfshirës financiar të Volvo Cars gjatë vitit të fundit duke pozicionuar kompaninë për rritjet në fazat tjera të saja.

 

Rreth Korporatës Volvo Car

Volvo ka funkcionuar që nga viti 1927. Volvo Cars është një dër brendet më të njohura dhe respektuara në botë, me shitje prej 642,253 makina në vitin 2018 në përafërsisht 100 shtete. Volvo Cars ka qenë nën pronësinë e Zhejiang Geeli Holding (Geely Holding) nga Kina që nga viti 2010. U bë pjesë e korporatës suedeze të Volvos deri në vitin 1999, kur kompania u ble nga kompania Ford Motor  nga SHBA. Në vitin 2010, Volvo Cars u fitua nga Geely Holding.

Në vitin 2018, Volvo Cars punësoi mesatarisht rreth 43,000 (39,500) punëtorë me orar të plotë,zyret kryesore të Volvo Cars, zhvillimi i produkteve, marketingu dhe funksionet administrative janë kryesisht të vendosura në Geteburg (Suedi), Ghent (Belgjikë),Karolina e Jugut (SHBA),Chendgdu dhe Daqing (Kinë), ndërsa motorrët prodhohen në Skovde (Suedi) dhe Zhangjiakou (Kinë) dhe komponetet tjera trupore në Olofstrom (Suedi).

 

Përshkrimet dhe faktet në këtë materjal njoftues lidhen me gamën ndërkombëtare të Korporatës Volvo Cars. Tiparet e përshkruara mundë të jenë fakultative. Specifikimet automobilistike mund ndryshojnë varësishtë nga shteti dhe mund të ndryshohen pa njoftim paraprak.